Janë mbi 70 fëmijë në Shqipëri, të cilët nuk mund të arsimohen për shkakun e vetëm, janë të ngujuar. "A1Report!" ka qenë sot pranë njërës prej familjeve të ngujuara, ku djali 7-vjeçar nuk di të lexojë asnjë fjalë e sërish, edhe këtë vit shkollor, nuk mund të ndjekë shkollën.
Klodi është 7 vjeç. Shkruan shumë pak në shqip, por të lexojë nuk di asnjë fjalë. Në 16 shtator ai nuk do të shkojë në klasën e dytë, ndërsa në të parën ka bërë vetëm 4 muaj.