Kontrolli teknik i makinave Qeveria Berisha rrit tarifat

2015-08-21 0

Qeveria në ikje rrit tarifat për kontrollin e detyrueshëm teknik të mjeteve me motor dhe rimorkiove të të gjitha llojeve. Me udhëzimin Nr. 4, të datës 2 gusht, ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ka caktuar tarifat e reja për kontrollin e detyrueshëm teknik të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre. Sipas këtij Udhëzimi, tarifat e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë, do të jenë sipas një tabele, që riprodhohet në këtë faqe. Niveli i tarifave në këtë tabelë për shërbimet është paraqitur, duke përfshirë edhe 20 përqindëshin e TVSH-së. Udhëzimi do të hyjë në fuqi më datë 6 shtator 2013, pak ditë para se të mblidhet Kuvendi i legjislaturës së re dhe të konstituohet Ekzekutivi i koalicionit të majtë.