Afati i dorëzimit të kërkesave për subvencione bujqësore për të gjitha kulturat në të gjitha sferat e bujqësisë shtyhet deri më 20 shtator. Në mënyrë plotësuese, për bujqit të cilët kanë dorëzuar kërkesa, por nuk i kanë marrë subvencionet për vitin 2012 për shkak të mos pagesës për ujë dhe kullota, paratë do të mund t'i marrin me programin e këtij viti.
"Do u mundësohet subvencionet që nuk i kanë marrë për vitin 2012, t'i marrin me programin e vitit 2013, por do duhet të paguajnë llogaritë për ujitjen dhe kullotat për të cilën janë penguar për t'i marr subvencionet dhe t'i dorëzojnë kërkesat deri tek agjencia pagesore më së voni deri më 31 tetor", tha Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënës i qeverisë.
Në mënyrë shtesë, për prodhuesit e prodhimeve të hershme kopshtare, zvogëlohet sasia e përgjithshme e prodhimeve bujqësore që duhet ta shesin gjatë vitit për të marrë subvencione shtesë.
SINKRON - Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënës i qeverisë 5:12
"Sasinë që ata duhet ta shesin për të marrë subvencione shtesë prej 90 mijë denarëve për një hektarë, tani zvogëlohet për 50% që është një ndihmë e konsiderueshme dhe mbështetje për bujqit".
Prodhuesit e prodhimeve të hershme kopshtare për prodhimin e këtyre kulturave marrin nga 30 mijë denarë për një hektar. Por, ato marrin edhe 90 mijë denarë shtesë subvencione për një hektarë, nëse prodhimet e tyre i kultivojnë nëpër sera dhe nëse shesin një sasi të konsiderueshme në tregun vendor ose atë të huaj në periudhë prej 1 janari e deri më 15 maj. Natasha Stojanovska