TIRANË - Shoqata e eksportuesve kërkon heqjen e tarifës prej 40 eurosh për kalimin në terminalet doganore të Kosovës. Drejtues të kësaj shoqate thanë sot se pavarësisht ankesave në ministrinë e Ekonomisë, nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje. Eksportuesit shqiptarë dhe ata kosovarë kundërshtojnë vendimin e autoriteteve kosovare për pagimin e një takse prej 40 eurosh për çdo ndalim në terminalet doganore të Kosovës . Ata e kanë quajtur absurd këtë vendim, pasi çon në bllokimin e e eksporteve drejt Kosovës. Vetë kryetari i shoqatës së eksportuesve, z. Alban Zusi, tha se i kanë dërguar shkresa edhe ministrisë së Ekonomisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.