'Monstra', arrestohet një tjetër i dyshuar

2015-08-21 1

Një tjetër i ndaluar për rastin "Monstra". Familja Luta denoncoi sot ndalimin e djalit të saj 27 vjeçar Sami Luta, nga policia në kufirin e Bllacës, me dyshimin se është pjesëmarrës në rastin 'Monstra'. 27 vjeçari akuzohet për mbështetje logjistike ndaj autorëve të vrasjes së 5 fishtë në Smillkovcë. Sipas të dhënave, më 1 maj, policia kishte bastisur gabimisht shtëpinë e fqinjit të tij, por Sami Luta nuk është kërkuar asnjëherë. Arrestimi i tij ka ardhur vetëm dy ditë më parë. Familjarët e tij kanë njoftuar Avokatin e Popullit dhe organe të tjera, duke denoncuar arrestimin. Familjarët thonë se Sami Luta është i pafajshëm, dhe se policia ka gabuar. Sipas vendimit, Luta së bashku me të akuzuarit e tjerë Fejzi Aziri dhe Agim Ismailoviq, kanë inspektuar vendin e krimit, disa ditë para se ai të kryhej. Lutës i është caktuar masa e arrestit, paraburgim 30 ditor. Alsat-M

Free Traffic Exchange