Itali, çelet sot Festivali i Filmit në Venecia, mblidhen yjet e ekranit

2015-08-21 1

ITALI - Në qytetin e Venecias çelet sot edicioni i 70-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, ku prezantimi i është besuar modeles italiane Eva Riccobone. Siparin e tij do ta ngrejë filmi thriller fantastiko-shkencor "Gravity" i regjisorit Algonso Cuaron, ku protagonistë janë Sandra Bullock dhe George Clooney. Ngjarja fokusohet në një aksident, që i lë astronautët të luftojnë për mbijetesë në hapësirë, duke mos pasur asnjë lidhje me pjesën tjetër të njerëzimit. Nga data 28 gusht deri më 7 shtator, filma të kinematografisë botërore, dokumentarë të vjetër të restauruar dhe filma me metrazh të shkurtër do të jenë në qendër të vëmëndjes nga publiku dhe juria.

Free Traffic Exchange