KORÇE- Andrea nuk kishte duruar dhunën që daja i tij po ushtronte ndaj gjyshit, dhe ka ndërhyrë për ta ndalur.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:00 në banesën e Pëllumb Kamberit, në lagjen nr 6 pranë shkollës "Naim Frashëri".
Autori,Pëllumb Kamberi ka nisur të debatojë me të atin, madje ka ushtruar dhunë ndaj tij. Në këtë moment ka ndërhyrë nipi. Në gjëndje të dehur Kamberi ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të nipit të tij.
Policia thotë se 25 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.