ITALI - Italianët kanë shprehur shqetësimin e tyre se qeveria mund të rrëzohet për shkak të diskutimeve të pafundme mbi fatin e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Marrëdhëniet brenda qeverisë së koalicionit mes partisë PDL të Berluskonit dhe Partisë Demokratike të Kryeministrit Enrico Letta janë thyer pasi Senati po përgatitet të vendosë nëse
Berluskoni do të përjashtohet nga skena politike pas dënimit të tij për mashtrim tatimor. Pas një samiti të partisë së tij gjatë fundjavës në vilën e Berluskonit në Milano, anëtarët e PDL-së kanë thënë se largimi i tij nga parlamenti ishte "e paimagjinueshme", dhe haptazi kanë kërcënuar për të rrëzuar qeverinë nëse partnerët e tyre të koalicionit do të votojnë për ta nxjerr atë jashtë.
Ndërsa kryeministri Letta ka thënë se do të ishte "çmenduri" për të rrëzuar qeverinë e tij në një kohë kaq të ndjeshme për ekonominë, por rikonfirmoi se ai kishte besim se stafi i tij mund të zgjidhë problemet e saj.