Analistët: Gruevski ndryshoi mendje nga presionet

2015-08-21 2

Frika për ardhmërinë evropiane të vendit ka ndikuar që kryeministri të ndryshoj qëndrimet brenda fundjavës. Qëndrimi i parë sipas analistëve politik Jove Kekenovski dhe Mersel Bilalli ishte i shpejtuar dhe emotiv ndërsa lëshimi pe nënkupton ndërgjegjësimin e tij për euro integrimin e vendit. Sipas tyre në këtë drejtim kanë ndikuar edhe presionet e ndërkombëtarëve.

"Supozoj se ajo që ndodhi këtyre ditëve është rezultat I brengosjes për ardhmërinë e Maqedonisë dhe rrezikut që ta humbim rekomandimin për raport pozitiv dhe më atë edhe rekomandimin për marrjen e datës për fillim të negociatave në fund të vitit. Megjithatë me siguri në atë ka ndikuar supozoj edhe presionet e diplomatëve gjegjësisht të politikanëve të BE që seriozisht e kanë marr obligimin pasi janë garant të marrëveshjes së marsit", deklaroi Jove Kekenovski, analist.

"Unë mendoj se nuk ka pas presione direkte edhe pse ka pas deklarata të tipit se BE është kërcënuar se do ta tërheq rekomandimin, statusin kandidat Maqedonisë, mendoj se kjo është vetëm një komponentë. Realisht bashkësia ndërkombëtare ka qenë pjesërisht indiferente por me indiferencën e vet i ka vënë në dije se tipi i politikanit Gruevski nuk është ardhmëri e Maqedonisë aq më pak ardhmëri e standardit të politikanit evropian . Mendoj se ai i vetëdijshëm për një izolim të tillë i cili shumë shpejt mund të përfundoj edhe me eliminimin e tij nga skena politike pra dëshiron të bëj diçka në favor do kisha thënë personal grupit që e përcillte ", tha Mersel Bilalli, analist. Alsat-M

Free Traffic Exchange