TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e mohoi sot faktin që kompania e vetme pjesëmarrese në tenderin për prodhimin e 20 mijë fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme të shtatorit është ajo e bashkëshortit të Kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi, por vë në dukje se kjo shoqëri nuk doli fituese.
Në tenderin e datës 14 gusht 2013 për prodhimin e 20 mijë fletëve të votimit për komunat Dardhas në Korçë dhe Rrethina në Shkodër, kompania e vetme që mori pjesë ishte "Adel Co".
Sipas KQZ-së, nga verifikimi i dokumenteve rezultoi së kjo kompani nuk i plotësonte kriteret e vëna dhe nuk mund të prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, ç'ka çoi në anullimin e kësaj procedure prokurimi.
Mediat e shkruara një ditë parë njoftuan së kompania fituese e tenderit të KQZ-së për prodhimin e fletëve të votimit është "Adel Co", e krijuar nga Arjan Lleshi, bashkëshorti i kryetares së KQZ-së. Lleshi, këte shoqëri të tijën, e ka rregjistruar më vonë në emer të një shtetasi tjetër, mbi bazën e një kontrate mirëbesimi.