Kinë, ish-politikani Xilai rrezikon dënim me vdekje për shpërdorim pushteti

2015-08-21 0

Kinë - Pas pesë ditësh të njëpasnjëshme të seancave dëgjimore në Jinan, në lindje të provincës Shandong, ka përfunduar gjyqi për korrupsion, përvetësim dhe shpërdorim të pushtetit kundër Bo Xilai, ish-liderit të Partisë Komuniste dhe ajkës së nomenklaturës kineze.
Sipas Agjencisë zyrtare të lajmeve "Xinhua", vendimi do të shpallet në një datë të paspecifikuar në ditët e ardhshme.
Në argumentet e saj përfundimtare, prokuroria ka cilësuar "jashtëzakonisht serioze" krimet e kryera nga politikani Xilai.
Sipas ligjit prokurorët kanë thënë se çështja duhet trajtuar me rreptësi që në praktikë do të thotë se është e barasvlershme të kërkohet edhe dënimi me vdekje.
Drama që çoi në rënien e Xilait në vitin 2012, u shkaktua nga arratisja e ish krahut të tij të djathtë, Ëang, në konsullatën amerikane në Chengdu, të cilit ju refuzua azili politik.
Më pas Ëang u arrestua nga autoritet ku pohoi se ishte kërcënuar nga Bo, kur ai zbuloi se gruaja e tij Gu Kailai kishte vrarë biznesmenin britanik Neil Heyëood.
Dalja në gjyq e ish-anëtarit të Byrosë Politike shikohet si një fakt për të luftuar konkurrentët politikë ku Xilai u refuzua të ngjitej në rrethin më të lartë të udhëheqjes në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, për shkak të skadalit të gruas së tij në 2012-n.