ITALI - Festivali i 70-të ndërkombëtar i kinematografisë në qytetin italian Venecia do të fillojë më 28 gusht deri në 7 shtator.
Në këtë festival siç është bërë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit, Alberto Barbera, për 11 ditë më radhë, konkurrentë për çmimin prestigjoz "Ariun e Artë" do të jenë 20 filma.
Filmi që do të hapë festivalin e sivjetshëm do të jetë "Gravity" nga Alfonso Cuaron dhe një nga filmat më të përfolur të këtij edicioni është "The Zero Theorem" nga Terry Gilliam.
Për të festuar edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Bienalja e Venecias ka krijuar një projekt të veçantë "Venecia 70" .
70 regjisorë nga e gjithë bota do të sjellin një film me metrazh të shkurtër që u dekidohet këtyre viteve duke filluar që nga Bertolucci deri tek Kim Ki-duk.
Si një event i rëndësishëm i filmave premierë, festivali i Venecia-s do të ketë qindra gazetarë nga e gjithë bota, në mënyrë që të vendosin në qendër të vëmendjes filmat në garë për të fituar çmimin prestigjoz 'Ariu i Artë', akorduar nga juria dhe kryetari i saj për filmin më të mirë.
Venezia ndodhet në vijën bregdetare të cepit verilindor të Italisë, njohur për historinë, arkitekturën, artin dhe dhe atraksionet turistike.