Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

2015-08-21 1

Voskopoja dhe trashëgimia kulturore që gjendet në të mbetet një nga vendet më të preferuara dhe të veçanta në Shqipëri.

Në këtë fshat turistik ndodhen rreth 24 kisha të cilat janë ndërtuar prej shekullit të XVII ku afresket dhe ikonat ruhen me fanatizëm nga banorët dhe institucionet përkatëse.

Edhe këtë sezon veror, fshati turistik i Voskopojës në rrethin e Korçës mesa duket do të vijojë të mbetet një nga pikat më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë turistë të shumtë ngjiten drejt Voskopojës, duke shijuar mbi të gjitha ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale të zonës.

Të mahnitur nga bukuritë natyrore që ofron ky fshat , turistët nuk mund të lenë pa përmendur edhe gatimet tradicionale karakteristike të kësaj zone siç është lakrori në saç, mishi i pjekur , sallatat e fshatit, etj.

Përshtypja e lënë nga bukuritë e rralla natyrore të Voskopojës e bëjnë që ajo të mbetet destinacioni më i preferuar dhe i frekuentuar nga të gjithë turistët që e pushtojnë atë në sezonin veror, por edhe në stinën e dimrit.

Free Traffic Exchange