Meta në Jalë: Të rekrutojmë të rinj për LSI-në fshat më fshat

2015-08-21 8

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka përshëndetur të rinjtë e LSI-së që morën pjesë në Akademinë Verore për Politikën të Jalës duke u shprehur se "angazhimi juaj është investimi më i mirë që ju bëni për të ardhmen tuaj.

Sipas Metës, "ajo që është më e rëndësishme për LRI-në duke qenë se tani ka fituar statusin e një organizate tepër premtuese dhe shpresëdhënëse për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, është që në çdo fshat të Shqipërisë duhet të ketë Lëvizje Rinore për Integrim. Prandaj është një detyrë mendoj edhe e juaja dhe e gjithë strukturave të LRI-së në të gjithë vendin për të krijuar kudo organizatat e LRI-së", - përfundoi Meta.