Berisha harron rrugët e nisura nuk po punohet në asnjë aks

2015-08-21 0

TIRANE - Janë bllokuar të gjitha punimet në akset nacionale, ku deri para zgjedhjeve dukej se kishte rinisur një lëvizje, kryesisht për t'i krijuar mundësinë "prerësit të shiritave", kryeministrit Sali Berisha, që të kryente aktivitetin e tij të parapëlqyer në fushata elektorale. Aktualisht, nuk punohet as në rrugën e re Tiranë-Elbasan, ku u përurua tuneli; as në rrugën e Arbërit, as në dyfishimin e rrugës së kombit apo në segmentin Plepa-Rrogozhinë.

Shansi i vetëm për të vijuar punimet si më parë duket se kishte qenë shitja e Albpetrolit me një shumë prej mbi 1 miliard dollarësh, por flluska që rezultoi, me mashtrimin e Rezart Taçit, solli edhe shuarjen e shpresave të fundit të ministrave Bode e Olldashi e Berishës bashkë me ta. Në një kronikë të ditës së djeshme, një nga TV-të kombëtare raportonte se në vendin ku duhej të kishin nisur punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit që prej datës 16 qershor, kur edhe u përurua nisja e tyre nga vetë Berisha, në terren nuk është bërë asgjë.