Fier, qendra e të moshuarve me kapacitete të kufizuara strehimi

2015-08-21 2

Në qendrën e të moshuarve në Fier, akomodohen rreth 60 persona. Prej vitesh mungesa e një godine dhe mjediseve në këtë qendër nuk ka mundur të pranojë numrin në rritje të kërkesave të personave të moshës së tretë që kërkojnë të strehoyhen aty.

Megjithë kërkesat drejtuar pushtetit vendor dhe ministrisë së Punës, kjo qender vazhdon të mbetet e vetmja, jo vetëm për qytetin e Fierit, por edhe për rrethe të tjera si Vlora, Berati, etj.

Drejtuesja e këtij institucioni, Vasilika Mengjezi, është shprehur se "me përmasat që ka marrë sot emigrimi, një kategori e madhe e të moshuarve kanë nevojë për një strehë të tillë dhe rritjen e kapaciteteve të strehimit të kësaj godine".

Kategoria e të moshuarve kërkon një vëmendje më të madhe, për t'i ofruar atyre kujdesin e nevojshëm, dhe jo vetëm në ditë të shënuara.

Free Traffic Exchange