Durrës, Berisha heq Gardën nga Blloku, e ruajti gjatë tetë viteve

2015-08-21 2

TIRANE - Pas 68 vjetësh, nuk do të ekzistojë më Blloku te Plazhi i Durrësit. Sipërfaqja prej gati 3 hektarësh e gjysmë nuk do të ruhet më nga ushtarakët e Gardës së Republikës, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në mbledhjen e djeshme të tij.

Në bazë të këtij akti, është vendosur heqja nga lista e inventarit të pronave në përgjegjësi administrimi të ministrisë së Brendshme, për Gardën e Republikës, reparti 322, Grupi Durrës, të sipërfaqes prej 33.838 metrash katrorë, të ndodhur në zonën kadastrale 8518, Durrës.

Ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë janë ngarkuar të ndjekin procedurat për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi vetëm pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Që nga viti 1945, ky truall ka mbetur i rrethuar nga Garda. Më parë në të pushonin VIP-at e regjimit të kaluar, por edhe pas vitit 1991, me përjashtim të disa objekteve, që mbetën brenda rrethimit, të cilat u privatizuan, Garda mbajti nën kontroll vilat në të, që u trajtuan si pronë e shtetit. Berisha dhe VIP-at e mazhorancës së djathtë nuk ndryshuan situatën, me ardhjen e tyre në pushtet, në vitin 2005.

Free Traffic Exchange