Rama-ministrat, mbyllet takimi Detyrat tona, pushteti i popullit

2015-08-21 0

TIRANE - Rama mbylli sot në mesditë takimin dy ditor informal mes 19 ministrave me sloganin "Detyrat tonat, pushteti i popullit" Kabineti i ri qeveritar pret shtatorin për t'u mandatuar nga shumica në Parlament.

Për herë të parë Edi Rama, mblodhi të gjithë stafin e qeverisë së përzgjedhur nga PS dhe LSI në hotelin "New York" në Vlorë.

Mbledhja nisi dje dhe zgjati më shumë se 7 orë, ndërsa sot nisi rreth orës 09:40 minuta dhe u mbyll rreth orës 12:00.

Takimi u zhvillua larg syve të medias dhe nuk pati asnjë deklarim nga ana e qeverisë së re, përveç postimeve në "Facebook" apo "Twitter" nga kryeministri i ri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social "Facebook" rreth orës 12:30 minuta, (sot) Rama sinjalizoi mbylljen e takimit duke postuar një foto nga mbledhja e kabinetit qeveritar me titull: "Detyrat tonat, pushteti i popullit".

Më pas në cilësinë e deputetit të Vlorës, Rama pritet të vijojë takimet me kryetarët e komunave dhe kreun e bashkisë së Vlorë, Shpëtim Gjika.