Drimadhe, i hiqen tapat dhe mbushet me ujë, mbytet jahti

2015-08-21 1

DRIMADHE (VLORË) - Një jaht i vogël është mbytur në orët e pasdites, në plazhin e Drimadhes, pak letra larg bregut, në sy të dhjetra pushuesve. Kanë qenë orët e pasdites, kur jahtit i është hequr një nga tapat, për arsye që ende nuk dihen.

Kur personat që ndodheshin në të kanë vënë re se jahti po mbushej me ujë, janë përpjekur ta ndalojnë. Ndërsa me kova, kanë nisur zbrazjen e tij. Por, përpjekjet kanë qenë të kota, pasi pas disa minutash, ai është mbushur me ujë dhe ka nisur të fundoset.

Ndihma e shpejtë, një motobarkë e policisë, ka mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes.