Deputeti socialist Piro Lutaj, thotë se Komandanti i Forcave të Armatosura, Presidenti Bujar Nishani ka tradhëtuar Forcat e Armatosura dhe po sillet jo si Komandant por si një ushtar i thjeshtë partie.
Në një koment të publikuar në profilin e tij në facebook, anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Legjislacionit të kaluar thotë se Nishani nuk duhet të ketë frikë nga maxhoranca por nga drejtësia dhe e akuzon se ka vepruar në konflikt të pastër interesi.