Gruevski nuk zbulon planin për zhbllokimin e Komisionit Hetimor

2015-08-21 0

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk zbulon se cilat janë variantet rezervë të cilat i përmendi dje, për zhbllokimin e punës së Komisionit Hetimor për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Ai thotë se do ti zbulojë ato kur të vijë koha për vënien në funksion. Deri atëherë, Gruevski i bën thirrje LSDM-së që ti lërë mënjanë problemet brenda partiake dhe të jenë konstruktiv për sa i përket zhbllokimit të punës së Komisionit Hetimor, i cili doli si rezultat i marrëveshjes politike të marsit të ndërmjetësuar nga Komisioneri evropian, Shtefan Fyle.

"Do të zbuloj kur të vijë kohë për atë. Tani për tani jemi të përqëndruar në dialog, në gjetjen e një zgjidhjeje. Shfrytëzoj rastin që të apeloj deri te LSDM-ja që të gjejnë mënyrën për të dalur nga kjo situatë që janë brenda partisë së tyre, problemet e brendshme. Nuk komentoj problemet e tjera të brendshme që kanë, por së paku për këtë çështje të gjejnë mënyrë për ti ndihmuar shtetit, jo VMRO DPMNE-së ose Qeverisë, por bëhet fjalë për problem që i bëjnë shtetit me kundërshtimet brenda partisë së tyre", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kryeministri Gruevski nuk deshi të komentojë nëse pikërisht Komisioni Hetimor mund të jetë arsyeja e ndonjë krize të re politike që mund ta shpije vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pas dorëheqjes së kryetarit të Komisionit Hetimor Borçe Davitkovski, të dy partitë maqedonase pjesëmarrëse në incidentin e 24 dhjetorit në Kuvend, nuk arritën të gjejnë zgjidhje rreth vazhdimit të punës së Komisionit. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange