MPB, 10 padi penale për grabitjen e postës

2015-08-21 0

Dhjetë të punësuar në "Postat e Maqedonisë", në Çair janë paditur për lëshime në punë gjatë vjedhjes së Postës para një muaji. Me veprimet e tyre të pandërgjegjshme të punësuarit kanë i kanë mundësuar dy vjedhësve të maskuar dhe të armatosur të grabisin së paku 2300 mijë euro nga arkat e Postës. Sipas hetimeve të kryera është konstatuar së të akuzuarit në mëngjesin kur është kryer vjedhja, dyer e hyrjes zyrtare të postës i kanë lënë të hapura, kamerat nuk kanë punuar, rojtarët nuk kanë qenë në vendin e tyre kështu që vjedhësit lirshëm kanë hyrë, i kanë marrë thasët me para dhe janë larguar.

"Gjykatësi hetues nëntë prej tyre u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, dy prej tyre masa i është shqiptuar në mungesë, ndërsa për personin e dhjetë vetëm është ngritur padi penale", tha Marija Jakovljevska, MPB.

Sipas informatave jozyrtare, për policinë janë të pakapshëm bashkëshortja e një ish ministrtë së transportit dhe lidhjeve nga VMRO-DPMNE-ja dhe vajza e një funksionari të lartë të BDI-së. Ndërsa një nga të dyshuarit më parë ka qenë në burg për shkak të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit.

"Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është e lidhur me marrëdhëniet tona në koalicion. Edhe ne edhe partnerët tjerë të koalicionit qartë jemi marrë vesh se kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, nuk mund të ketë vend për marrëveshje partiake, bisedime dhe gjëra të ngjashme", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Postat e Maqedonisë edhe më parë kanë qenë cak i vjedhjeve dhe shumë prej tyre ende nuk janë zbardhur. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange