EDINBURG - Pas 3 vjetësh betejë me gjykatat, Fatjon Kapri, i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkatdhetarit të tij, në Londër, sot la qelitë në Skoci, ku ndodhej i burgosur. Pretendimi i shqiptarit nga Elbasani, se gjykatat shqiptare janë të korruptuara dhe se dënimi kishte qenë i padrejtë, ka luajtur një rol të madh në vendimin e jurisë.
Për këtë arsye, Gjykata Penale e Apelit në i Eidinburg të Skocisë, vendosi lirimin me kush të Kaprit. Ndërkohë, juria vendosi, që shqiptari të mos mund të dalë jashtë territorit të vendin, me asnjë mjet identifikimi dhe të mos mund të aplikojë për pasaortë.
Pak kohë më parë, pikërisht më 10 korrik, për të njëjtën arsyetim, pra sistemin shqiptar të drejtësisë, i cili sipas Kaprit dhe avokatit të tij, Xhon Skot, janë të korruptuar dhe nuk japin gjykime të drejta, Gjykata Supreme në Skoci vendosi kundër ekstradimit të tij në Shqipëri.
Fatjon Kapri u arrestua në Klasgou në vitin 2010, pasi ishte shpallur në kërki, se 9 vjet më parë, në një park në Londër, kishte vrarë patriotin e tij, Ylli Pepa, pas një grindjeje me grushta. Kapri u dënua në Shqipëri me 22 vjet burg, ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur në Londër, dëshmuan në gjykatën shqiptare edhe oficerë britanikë të Scot Land Yard.