Mal mbeturinash në Likovë dhe Haraçinë

2015-08-21 3

Nëse keni vendosur që të shkoni në Kumanovë nga rruga e vjetër, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni maska me vete dhe ti vendosni derisa kaloni pranë deponisë së egër të Haraçinës dhe Likovës. Kamera e Alsat-M ka regjistruar një mal mbeturinash të cilat digjeshin dhe përhapnin erë të padurueshme. Më këtë gjendje të padurueshme dhe të rëndë banorët e kësaj zone do të vazhdojnë të ballafaqohen edhe në të ardhmen derisa nuk hartohet projekti për ndërtimin e një deponie regjionale në rajonin e Kumanovës, thotë kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku

"Është bërë fezibiliti studimi ku është përcaktuar që do të behet një deponi e përbashkët e regjionit dhe projekti ka filluar në këtë drejtim, ka njohuri edhe ministria e ekologjisë në këtë problematikë dhe është krijuar bordi i të gjitha komunave që të menaxhohet me këtë deponi ku do të bëhet edhe riciklimi i mbeturinave. Mendoj se në një afst të shkurtër, në një afat të shpejtë edhe kjo problematikë do të zgjidhet dhe qytetari do të këtë vendbanimin më të pastërt", tha Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës.

Edhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi thotë se për momentin nuk ka zgjedhje të përhershme për grumbullimin e mbeturinave. Ai shprehet se mos përgjegjësia e banorëve ka bërë që mbeturinat të shpërndahen në çdo anë dhe jo në deponinë e krijuar. Sipas Ajvazit, pagesa e ulët e qytetarëve ka ndikuar edhe në funksionimin e dobët të Ndërmarrjes komunale.

"E treta ose e katërta herë është që pastrohet vendi nga mbeturinat por e shoh, sigurisht edhe ju e keni parë se prap mos ndërgjegjja e qytetarëve që mbeturinat i hudhin sërish dhe në atë vendin më afër rrugës dhe jo ku është vendi i duhur, më poshtë... 14.29 Ne kishim një bisedë edhe me kryetarin e Komunës së Likovës që ndoshta në të ardhmen mbeturinat të hudhen në një vend mirëpo edhe ajo nuk është zgjidhje derisa nuk shkojmë nga modernizimi, riciklimi, ajo është veç ndotje e ambientit", u shpreh Brahim Ajvazi, kryetar i Komunës së Haraçinës.

Ndërkohë ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi tha se menaxhimi i mbeturinave dhe deponive i takon vet komunave. Sipas tij, bashkimi i komunave nëpërmjet regjioneve është mënyra më e mir për të menaxhuar me mbeturinat.

"Komuna e Likovës i takon regjionit veriperëndimor dhe ky regjion tanimë veç ka filluar me aktivitetet për menaxhimin e integruar të mbeturinave kurse komuna e haraçinës i takon regjionit të Shkupit dhe në njëfarë mënyre e ka më të lehtë sepse Shkupi është më i organizuar në këtë aspekt. Dua të them që dy deponitë janë deponi pa leje sepse janë deponi të egra dhe nuk kanë leje përdorimi nga Ministria e ambientit jetësor dhe si të tilla nuk plotësojnë edhe kriteriumet", u shpreh Abdylaqim Ademi, ministër i ekologjisë.

Sipas kryetarëve të komunave në fjalë, problemi me krijimin e deponive të egra është më shumë se 10 vjet dhe si i tillë rrezikon edhe ndotjen e ambientit jetësor dhe paraqitjen e ndonjë e epidemie. Melihate Rustemi