Shkodër, asgjësohen 9 mijë rrënjë kanabis, në hetim kryeplaku i fshatit

2015-08-21 1

SHKODER - Policia ka ndërmarrë një aksion për asgjësimin e parcelave me kanabis. Në Krujë, Shkodër e Gramsh gjatë ditës së sotme u asgjësuan më shumë se 12 mijë rrënjë kanabis.

Në Shkodër 25 parcela me 9100 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga forcat e policisë së Shkodrës në vendin e quajtur "Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh" në komunën e Pultit në zonën e Dukagjinit. Ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e këtij fshati 51- vjecarin Gjon Bungu për moskallëzim krimi. Operacioni i bluve të Shkodres ka ardhur në kuadër të plan veprimit kombëtar të luftës kundër drogës.

"Në orët e para të mëngjezit në kuadër të Plan Veprimit Kombëtar, të Luftës Kundër Drogës, nga forcat e Komisariatit të Policise Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Policisë të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në Komunën Pult të rrethit Shkodër, ku në vendin e quajtur "Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh", Komuna Pult, u gjetën 25 parcela, në të cilat ishin mbjellë 9.100, rrënjë, bimë të dyshuara si Kanabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.

Free Traffic Exchange