Prej nesër hapet konkursi për fëmijët pa prindër

2015-08-21 0

Që nga janari deri tani përmes konkurseve të këtilla të ministrisë së punës dhe politikës sociale janë punësuar 33 persona si nëpunës shtetëror. Me konkursin e ri që do të shpallet nesër për 50 persona, deri në mbarim të vitit do të punësohen 83 persona të cilët deri në moshën 18 vjeçare kanë qenë pa përkujdesje prindërore. Këto masa ndërmerren me qëllim që këtyre personave t'u ndihmohet dhe të u mundësohet jetë normale.

"I ftoj të gjithë personat e interesuar që deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur statusin e fëmijëve pa prindër dhe kanë qenë pa përkujdesje prindërore dhe që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e shënuara në konkurs, të aplikojnë në 20 ditët e ardhshme për punësimin e tyre varësisht nga kualifikimet e tyre", tha Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale.

Punësimet e reja të këtij grupi të qytetarëve, do tu mundësojë angazhim si nëpunës shtetëror nëpër ministri ku ka nevojë për kuadro të reja. Nga ministria e punës dhe politikës sociale nuk sqaruan sa persona deri në moshën 18 vjeçare kanë qenë pa prindër dhe që presin për punë sepse sipas tyre, ky numër vazhdimisht lëviz. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange