VMRO Popullore: VMRO dhe BDI të sjellin ligj për branitellat dhe UÇK-në

2015-08-21 0

Partia e ish kryeministrit Lubço Georgievski, VMRO Popullore kërkon nga partia më e madhe në vend VMRO DPMNE që të tërheq propozim ligjin e njëanshëm të braniterllave dhe bashkë me BDI-në të hartojnë ligj të përbashkët për branitellat dhe ish ushtarët e UÇK-së, pjesëmarrës në konfliktin e armatosur të vitit 2001. Nga VMRO Popullore thonë se vetëm në këtë mënyrë partnerët e koalicionit do të kontribuonin për pajtimin historik mes dy komuniteteve më të mëdha etnike në vend, maqedonasve dhe shqiptarëve.

"VMRO Popullore apelon që VMRO DPMNE menjëherë të tërheq ligjin e njëanshëm për branitellat dhe të ulet me partnerin e koalicionit BDI dhe të propozojnë një ligj të përbashkët në të cilin do të garantohen të drejtat e branitellave dhe pjesëtarëve të UÇK-së, pjesëmarrës në konfliktin e armatosur të vitit 2001. Kjo do të kontribuojë për pajtimin historik mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe jetesë të përbashkët më tutje", thuhet në komunikatën e VMRO Popullores.

Partia e ish kryeministrit Georgievski nëpërmjet një komunikate, reagoi sot për heshtjen e VMRO DPMNE-së në lidhje me përuljen e ministrave dhe funksionarëve të BDI-së para varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të konfliktit të vitit 2001. Nga VMRO Popullore përkujtuan se vitin e kaluar një veprim i tillë i funksionarëve të BDI-së rezultoi me krizë ndëretnike dhe krizë mes partnerëve të koalicionit, sidomos pas propozim ligjit për branitellat nga ana e VMRO DPMNE-së. Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit gjatë nderimeve tek varrezat e dëshmorëve nuk morën pjesë pjesëtarë të uniformuar të ARM-së. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange