Tiranë, tetovari plagos të dashurën në hotel dhe vetëvritet

2015-08-21 0

TIRANE - Ka përfunduar tragjikisht me një të vdekur dhe një të plagosur marrëdhënia intime ndërmjet 52-vjeçarit, Agim Emini nga Tetova e Maqedonisë dhe A.S., studente 21-vjeçare.

Në ambjentet e brendshme të nje hoteli në kryeqytet, në zonën e njohur si vilat gjermane, Emini pas një debati me të dashurën e tij ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, duke plagosur A.S. e më pas është vetëvrarë.

Kjo del nga hetimet e deritanishme të uniformave blu, të cilat janë informuar për ngjarjen rreth orës 13:00 morën njoftim nga një drejtues automjeti se po shoqëronte me urgjencë një vajzë të plagosur nga Rruga e Elbasanit drejt Spitalit Ushtarak.

Pasi mbërriti në vendngjarje, policia së bashku me shërbimet e ambulancës kanë mundur të dërgojnë shtetasin Agim Emini drejt Spitalit Ushtarak, por pas disa minutash ky i fundit nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërsa A.S. ndodhet në Spitalin Ushtarak në trajtimin e mjekëve. Edhe pse është jashtë rrezikut për jetën, ajo po kurohet intesivisht në sallën e reaminacionit.