Policia nuk hyn në Lazarat por ndalon furgonët me punëtorë

2015-08-21 2

Pas shifrave të bëra publik nga Guardia di Finanza se vlera e drogës në Lazarat arrin në 4.5 milard euro, ende Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit qëndron hermetike në lidhje me të dhëna mbi ndërhyrjet në terren.

Në mënyrë sporadike nga Uniformat blu të jugut ka të dhëna për ndalim punëtorësh, bote uji e mjete me pleh, ndërsa çfarë bëhet me kultivuesit dhe pse nuk ndërhyhet në fshatin e paprekshëm, të gjithë heshtin.

Pak ditë më parë gjatë një konferencë të përbashkët ndërmjet drejtorisë së policisë së shtetit dhe përfaqësuesve të Guardia di Finanza, ku u deklarua se nga hashashi i prodhuar në Lazarat nxirren cdo vit 4.5 miliardë euro, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj nuk saktësoi një datë se kur do të ndërhyhet. Ndërkohë që mori nga homologët italian, dosjen me materiale pamjet filmike, hartat dhe cdo të dhënë se ku ndohet i kultivuar kjo bimë.
Këto ditë policia e Gjirokastrës po ndërmerr aksion për ndalimin e cisternave me ujë, pleh kikim si dhe futjen e punëtorëve mëditës që merren me kultivimin e kabanist, por nuk hyn në fshat nga ky pak ditë më parë u qëllua me automatik dhe një 26 vjeçare në lagjen "Zinxhir" të qytetit të Gjirokastrës u plagos teksa po qëndronte në shtëpinë e saj.

Free Traffic Exchange