Terror me armë në mes të ditës në tregun e Korçës, video ekskluzive

2015-08-21 1

Në mes të ditës vazhdojnë kërcënimet dhe grabitjet me armë.

Në mes të ditës vazhdojnë kërcënimet dhe grabitjet me armë. TV A1 Report siguron ekskluzivisht pamje të momentit kur një tregtar i produkteve ushqimore kërcënohet me armë dhe dhunohet me grushta nga një grabitës i pamaskuar.

Ngjarja zhvillohet në tregun e magazinave në qytetin e Korçës.

Pamjet tregojnë qartë sesi një burrë i armatosur me pistoletë vjen drejt tregtarit dhe pasi i drejton pistoletën e qëllon me grusht. Në këtë moment një person tjetër shmanget.

Policia e Korçës pranon ngjarjen dhe shpjegon se ka nisur nje procedim penal për ngjarjen, ndërsa shpjegon se ka qenë një sherr dhe kërcënim për motive personale me personin, i cili është kërcënuar me pistoletë dhe është goditur me grusht.

Në pamje duket qartë grabitësi i cili me pistoletë në dorë kërcënon tregtarin e në kundërshtim të marrjes së parave e godet atë me grushte në sy të qytetarëve dhe njerëzve në treg.

Video është sjell në redaksinë e tv A1Report nga një qytetar i Korçës i cili ka arritur të fiksojë momentet e ngjarjes me kamerat e sigurisë së dyqanit të tij.

Grabitjet me dhunë e armë janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët të cilët ndjehen të pambrojtur, ndërsa uniformat blu janë inegzistente përballë kësaj situate më shumë se sa të frikshme.

Free Traffic Exchange