Dëbimi i romëve, Ambasadorët: Shqetësuese, kriter për statusin

2015-08-21 1

TIRANE - Të mbledhur në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Avokati i Popullit, diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë kanë shprehur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhen 37 familjet e komunitetit rom.

Ndërkombëtarët i kërkojnë qeverisë gjetjen e një zgjidhje emergjente dhe të përhershme për këtë komunitet, kriteri i 11-të për marrjen e statusit të BE-së në vjeshtë.

Prej disa ditësh këto familje u dëbuan nga kampi që kishin ngritur në truallin e ish ndërmarrjes artistike, tek rruga e Kavajës pasi ishte pronë private dhe tashmë janë të pastrehë.

"Kur të ktheheni në shtëpi, pas një ditë të vështirë pune, (sidomos ju që jeni gazetarë) përpiquni të mendoni pak si është situata për ata që nuk kanë ujë, shtrat dhe të drejta. Kemi të bëjmë me një cështje me të drejtat e njeriut. Dhe e drejta nuk është një gjë që jua jep dikush por është diçka që nuk ua merr dot kush. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu"- tha ambasadori i BE-së Ettore Sequi pas përfundimit të tryezës së rrumbullakët, ku ishin ulur përfaqësues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare të akredituar në Tiranë dhe binte në sy mungesa e përfaqësuesve nga Bashkia e Tiranës.

Ambasadori i BE-së kujtoi gjithashtu se zgjidhja e çështjes së komunitetit rom është një nga 12 prioritet që duhen plotësuar për marrjen e statusit.

"Ju e dini që një ndër 12 kriteret kyçe që Shqipëria duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë drejt BE-së ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom. Kemi investuar shumë në mbrotjen e të drejtave të këtij komuniteti për një total prej 3 mln euro"- tha Sequi duke shtuar se "Situata do të reflektohet në raport progesin që KE do të nxjerrë këtë vit dhe ne jemi ende në procesin e hartimit të tij"

Free Traffic Exchange