Ligjet me të cilat doni ta rregulloni sferën e mediave, nuk janë menduar për të vënë rregull, por që shteti edhe më tepër të përzihet në mediat, diçka që e bën edhe tani. Kështu kryetari i SHGM-së Naser Selmani iu drejtua ministrit Ivo Ivanovski në debatin e sotëm mbi amendamentet e reja në lidhje me ligjet që rregullojnë fushën e medieve.
"Unë jam i habitur nga ajo që gazetarët kërkojnë të licencohen gazetarët, të mbetet përkufizimi i një gazetari dhe përveç asaj të licencohet. Nëse është kështu, ju lutem pranoni atë vërejtje dhe ne do tu sugjerojmë edhe diçka tjetër, në ligj të futni edhe uniforma për gazetarët mundësisht ndonjë shirit me yllin e Davudit", tha Naser Selmani, SHGM.
"Është e juaja të vendosni nëse dakordoheni ose jo. Ne e dimë se pozita juaj është që mos të ketë ligj për media, dhe të ketë vetëm direktivë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, por ne shkojmë në drejtim që të ketë ligj për mediet", u shpreh Ivo Ivanovski, Ministër i Shoqërisë Informative.
Nga shoqata tjetër e gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve Maqedonas, AGM, kërkuan të përcaktohet se çfarë është një gazetar, diçka ndaj së cilës të pranishmit nga jashtë theksuan se nuk mund të jepet përkufizim i saktë, por kjo varet se si vetë do ta definoni. Mbështetje për projekt-ligjin erdhi nga redaktorja e gazetës "Veçer", Ivona Talevska, vërejtjet e së cilës ishin në pjesën e biznesit me mediet dhe financimi. Për këtë ekspertët i thanë se nuk mund të flasin, por mund të deklarohen vetëm për gazetarinë dhe standardet gazetareske. Kundër detyrimit që u imponohet televizioneve për të transmetuar 8 orë në javë muzikë, ishte edhe drejtori i Kanal 5, Ivan Mirçevski i cili tha në vend të muzikës, të përdoret termi programe muzikore.
"Po, jemi të frikësuar nga ligji dhe do më kuptoni pse, kur ti shikoni dispozitat për dënime nga një e deri në 100 nga të ardhurat e përgjithshme, nëse dikush harron të vendos shenjën nëse programi është 12 plus ose 14 plus. Dy gabime të tilla dhe duhet ta mbyllim televizionin", tha Ivan Mirçevski, Kanal 5.
Prezantuesi Milenko Nedelkovski ekspertëve të huaj, të cilët morën pjesë në debatin me ftesë të Ministrisë së Shoqërisë Informatike, praktikisht u tha se nuk na duheni, ndërsa Mirka Velinovska nga gazeta "Nova Makedonija" i akuzoi pse kanë qëndrime të ndryshme, pasi tek ne sjellin konfuzion.
"Ne kemi një problem esencial këtu, nuk mund të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët me Ju ekspertët. Nga një organizatë si Këshilli i Evropës na vijnë disa qëndrime, e nga organizata tjetër si OSBE-ja na arrijnë qëndrime tjera", tha Mirka Velinovska, Nova Makedonija.
"Nuk ka ligj të vetëm në nivel të BE-së, që ka të bëj me mediet, në vend të kësaj ka më shumë pjesë të dokumenteve juridike në nivel të BE-së, që janë të përbashkëta për të gjitha vendet anëtare të BE-së ose vendeve nënshkruese", u shpreh Bernard Movs, Këshilli i Evropës.
Ministri Ivanovski, mbeti pa përgjigje konkrete për pyetjen e gazetarëve nëse qeveria do të merret edhe me ...