Gjarpër Piton 8 metra në Ndroq? Legjenda urbane

2015-08-21 9

Nuk dihet nëse është sajuar nga banorët e zonës apo është vërtetë një legjendë urbane, e cila mund të kërkojë një përgjigje. Por prej një muaji një gjarpër piton, 8 metra i gjatë është larguar nga kafazi i të zotit në fshatin Ndroq në periferi të Tiranës. Këdo që pyet, me buzëqeshje ta kthen se historia e gjarprit ka marrë fshatin, sipas të cilëve ka kafshuar edhe bagëti të shumta. Disa thonë që nuk është e vërtetë, disa të tjerë refuzojnë të flasin.