Vlorë (Himarë) - Trevjetori i vdekjes së Aristotel Gumës, të riut himaroit që u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor, është kthyer në një luftë etnike dhe me plot incidente, nga përfaqësuesit e Agimit të Artë, të cilët hyjnë dhe lëvizin lirshëm në Shqipëri, sa herë duan. Gjatë përkujtimores së Gumës në varrezat e Himarës, përfaqësues të partisë naziste greke, Agimi i Artë, mbajtën dhe një fjalim të ashpër. Kristoforos Tsankas deklaroi te varri i Gumës, se nuk ishin në Himarë për të ikur, por për të luftuar deri në çlirimin e Sarandës.
Ja fjalimi i plotë i përfaqësuesit të Agimit të Artë, Kristoforos Tsankas:
"Po them dy fjalë në emër të komandantit tonë, Nikos Mihaliakos, të kryesisë dhe në veçanti të të ngarkuarit per çështjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund të ndodhet këtu, pasi regjimi i jashtëligjshëm i Tiranes e ka shpallur atë 'Non Grata' për shkak të aktivitetit të tij patriotik.