Vendimet e Këshillit të Ministrave s'publikohen, mungon transparenca

2015-08-21 1

Para se të lëre karrigen kryeministrore shefi i qeverisë në largim Sali Berisha ka marrë vendime të cilat nuk i publikon në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Bëhet fjalë për vendimin e marrë në mbledhjen fundit të ekzekutivit, ku i kalon në pronësi të Partisë Demokratike godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, deri dje në administrim nga ministria e Mbrojtjes.

Marrja e këtij vendimi pa iu bërë publik sovranit shkel hapur parimin e transparences. Dhe këtë fakt e pohojnë edhe njohësit e ligjit. Për juristët , qeveria në largim nuk e ka legjitimitetin te marrë këto lloj vendimesh të kësaj natyre. Juristi Darjel Sina ka shtuar më tej se qeveria e ardhshme ka të gjithë të drejtën t'i zhbëjë ato, ndërsa thekson se për këtë çështje duhet të reagojë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Por për drejtorin e "Infocip" rekomandimet e të cilit janë mbajtur parasysh edhe në ligjin e ri për Qendrën e Botimeve Zyrtare, ky vendim shkel rregulloren e Këshillit të Ministrave të cilin kryeministri Berisha e ka bërë vetë në vitin 2005.

Sipas Geri Shellës, "ky vendim i cili ka karakter individual mund të ketë hyrë në fuqi, por për t'u botuar në Fletoren Zyrtare do te na duhet të presim edhe 10 ditë".

Free Traffic Exchange