Ish ushtarakë u mblodhën sot paradite para Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për kthimin e Shtëpisë së ushtarakëve në selinë e PD.
"Shtëpia është e jona. Duam ta mbajmë"- thanë ish ushtarakët në një zë duke i kërkuar kryeministrit Berisha të anulojë vendimin e qeverisë.
Po kështu ushtarakët i kërkojnë Presidentit Nishani të reagojë si dhe shprehin besimin se kryeministri Edi Rama që merr detyrën në shtator dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli do ia kthejnë ushtarakëve këtë shtëpi brenda së cilës është historia e Forcave të Armatosura Shqiptare.
"Kjo shtëpi ka 70 vjet që mëson, edukon dhe ushqen gjithë breznitë e ushtarakëve. Janë kryer qindra mbledhje, simpoziume të NATO-s, ceremoni dekorimesh. Ajo ka të skalitur e fotografuar të gjithë fytyrat e ushtarakëve. Edhe muret e dritaret e kësaj fasade thërrasin për ndihmë.