FIER- Fundjavat verore e shëndërrojnë qytetin antik në një qendër të populluar jo vetëm nga vizitorët dhe turistët, por edhe nga çiftet e reja që martohen.
Natyra e veçantë e harmonizuar me elemente të antikitetit të Apolonisë kanë bërë që kjo të jetë zona më e preferuar jo vetëm të çifteve vendase, por edhe të rretheve të tjera të vendit për xhirimin e klipeve martesore.
Një pjesë e ditës më të rëndësishme për nusen dhe dhëndrin kalohet më Apoloni, të cilët përmes seteve të fotografive dhe klipeve që ata xhirojnë kërkojnë të ruajnë kujtimet më të bukura të ditës së dasmës, dhe kjo tashmë është shndërruar në një traditë e kohëve moderne.