Familjet me asistencë sociale rrezikojnë që këtë vit të paguajnë çmim tëe lartë të drunjve. Edhe pse vitin e kaluar për këtë grup të qytetarëve kishte lehtësira, këtë vit drejtori i ndërmarrjes "Pyjet e Maqedonisë", Zharko Karaxhoski, thotë se Qeveria nuk ka marr ende një vendim të tillë.
"Çmimi i druve për nxehje mbetet e njëjtë, i pandryshuar tashmë pesë vjet radhazi, me atë që zbritja që e kishim vitin e kaluar nuk do të vlejë. Çmimi për blerje në depo është 2470 denarë për drurin e ahut dhe 2.570 denarë për drurin e dushkut. Për personat në asistencë sociale, tani për tani, nuk ka asnjë zbritje, përpos nëse qeveria nuk rekomandon diçka më ndryshe në të ardhmen", tha Zharko Karaxhoski, Drejtor i "Pyjeve të Maqedonisë".
Ndërmarrja "Pyjet e Maqedonisë", gjatë viteve të fundit ndanë miliona euro që derdhen nëpër firmat private të angazhuara në prerjen dhe transportimin e drurit për ngrohje. Në ndërmarrjen publike nuk ka njerëz të mjaftueshëm që do të punojnë në prerjen dhe transportin e drurëve, kështu që punën e kryejnë firmat private. Edhe pse Kraxhoski disa vjet është drejtor i kësaj ndërmarrje, megjithatë thotë se bëhet fjalë për një problem të trashëguar nga qeveria e mëparshme, dhe se ai po orvatet që ta zgjidh, për çka edhe u ble edhe mekanizimi i duhur.
"Një pjesë e këtyre njerëzve do të pranohen në konkursin në të cilin kërkohen 1.600 njerëz, do të mbeten në ndërmarrjen "Pyjet e Maqedonisë", dhe do të përfshihen në prodhimin, që përfshin prerjen, furnizimin dhe transportin e drurit. Kështu që do të rritet pjesëmarrja vetjake e ndërmarrjes "Pyjet e Maqedonisë", ndërsa do të zvogëlohet pjesëmarrja e kryerësve të huaj", u shpreh Zharko Karaxhoski, Drejtor i "Pyjeve të Maqedonisë".
Megjithatë, Karxhoski ende nuk e di sa prej atyre 1.600 vendeve të reja pune që paralajmërohen, do të mbeten në ndërmarrjen "Pyjet e Maqedonisë", dhe do të punojë në prerjen dhe furnizimin me dru për ngrohje. Për këtë në mënyrë plotësuese do të arrihet marrëveshja me Qeverinë, por sipas Karaxhoskit, edhe pse shumica prej tyre do të rishpërndahen në institucione të tjera, kurse një pjesë e vogël do të mbetet në ndërmarrjen "Pyjet e Maqedonisë", edhe krahas asaj është e qartë se nevoja për kuadër të tillë është e madhe me vite të tëra, në mënyrë që të zvogëlohen shumat e mjeteve që jepen për firmat private. Natasha Stojanovska