Debimi i romeve, Totozani: Turp, Llalla te hetoje shkeljet, Basha t'i strehoje

2015-08-21 1

Kreu i institucionit të Avokatit të Popullit Igli Totozani shkoi mesnatën e së shtunës (10 gusht) pranë 37 familjeve rome të cilat po dëbohen nga kampi që kanë ngritur prej 10 vitesh tek Rruga e Kavajës, pranë Pallatit me Shigeta. Totozani ishte aty për t'i treguar mbështetjen dhe solidaritetin e institucionit që ai drejton familjeve rome të braktisura nga shteti, por dhe për t'i bërë apel kryeprokurorit të nisë hetimet për të zbardhur të gjitha paligjshmëritë si dhe bashkisë të marrë masa për strehimin e tyre.

Totozani e quajit turp që po ndodh në mes të Tiranës dhe që ndodh në prag të marrjes së statusit të BE.

"Sot është një ditë e vështirë për qytetarët rom që po ndeshen me një nga turpet e historisë tonë të re. Sa herë që do të kalojmë në këtë zonë, do kujtohemi për këtë që po bëjmë ndaj tyre. Jam këtu për t'i shprehur solidaritetin pasi më takon që në orë të vështira të qytetarëve të Tiranës të jem pranë tyre. I shoh të vetmuar sepse janë pa përkrahje, ndihmë, janë qytetarë jetim, jo të Republikës së Shqipërisë.
Unë jam këtu për t'i thënë që jam këtu, aq sa ky instituicion ka në dorë. I kërkoj policisë së shtetit të ndërhyjë t'i jap fund kësaj gjëndje të paligjshmërisë. Kryeprokurorit
Adratik Llallës i kërkoj të bëjë çështë e mundur të zbardhë të gjitha paligjshmëritë që u ndeshëm në këtë çështje, dhe t'i kërkojë bashkisë së Tiranës të marrë masa për strehimin e tyre në mënyrë urgjente. Ministria e Punëve dhe Çështjeve sociale të marrë masat e saj. I kërkoj dhe shoqërisë civile, të gjithë njerëzve, një moment të heshtin për këtë turp të madh që po jetojmë të gjithë së bashku, taman në prag të marrjes së statusit dhe afrimit me Europën. Kjo ngjarje nuk na afron por na largon me Europën."- tha Totozani mbrëmë. Ai gjithashtu falenderoi dhe median për punën e madhe që po bën me sensibilizimin e kësaj çështjeje.

Free Traffic Exchange