Samaras injoron gazetarët Maqedonas

2015-08-21 0

Kryeministri grek Andonis Samaras ka injoruar interesimin e mediave maqedonase pas takimit të mbrëmshëm në Nju Jork me sekretarin e përgjithshën të OKB-së, Ban Kim ku ishte i pranishëm edhe ndërmjetësi për çështjen e emrit, Metju Nimic. Kryeministri grek është përgjigjur vetëm në pyetjet e mediave greke duke thënë se në këtë takim është biseduar për çështjet globale dhe ato në interes të Greqisë. Në momentin kur një gazetar maqedon e pyeti mbi përkushtimin e tij për zgjidhjen e kontestit për emrin, Samaras lëshoi ndërtesën e Kombeve të Bashkuara pa thënë as edhe një fjalë.

Ndryshe, nga ky takim nuk janë dhënë detaje as nga kreu i OKB-së e as nga ndërmjetësi Nimic edhe pse jozyrtarisht bëhet e ditur se kryeministri grek të jetë njoftuar me propozimin e tij të muajit prill. Sipas burimeve të diplomatike nuk përjashtohet mundësia për një raund të ri bisedimesh në muajin shtator. Lidhur me këtë është prononcuar zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror amerikan Filip Riker duke shprehur besimin se bisedimet mes dy vendeve mund të vazhdojnë në vjeshtë. Në pyetjen se cila është porosia e SHBA-së deri tek Samaras gjatë vizitës së tij në Uashington, Riker u përgjigj.

" Porosia deri te Samaras është e njëjtë si edhe porosia deri tek Gruevski, kur ai ishte në Uashington, shpresojmë se dy palët do të gjejnë rrugën të ecin para, duke i shfrytëzuar shërbimet e mira të ndërmjetësit Nimic. Shpresoj që deri në fund të verës apo fillim të vjeshtës do të vazhdojmë me përpjekjet që të gjendet rrugë për të ecur para".

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri grek u takua edhe me presidentin amerikan Barak Obama, por edhe pas këtij takimi nuk pati ndonjë prononcim nëse është biseduar për çështjen e emrit përveç deklaratës së presidentit Obama se Athina mund të luaj një rol të rëndësishëm për stabilizimin e rajonit ballkanit. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange