DIBËR - Një aksident regjistrohet sot pasdite në Rrugën e Arbrit, ku një furgon mallrash është përplasur me një furgon pasagjerësh.
Nga aksidenti janë plagosur 5 persona, ndërsa disa ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.
Së fundi, për të plagosurin në gjendje të rëndë, që është drejtuesi i mjetit, Klodian Nuredini, drejt Bulqizës është nisur edhe një helikopter nga Tirana për të bërë transportin e tij drejt Siptalit Ushtarak.
Ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga burimet në vendngjarje mësohet se furgoni i pasagjerëve ishte i linjës Tiranë -- Peshkopi.
Policia gjendet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.