Historike, Kukësi thyen cdo rekord, kalon në 'play - off'

2015-08-21 0

Kukësi eliminon ekipin e Metalurgut e turin e dytë të Evropa Leagues duke kaluar në 'play -- off' për herë të parë në historinë e ekipeve shqiptare në një kompeticion evropian.

Ekipi i Kukësit humbi me rezultatin 1-0 përballë ekipit të Metalurgut, por fitorja e arritur në Tiranë me rezultatin 2-0 u dha të drejtë shqiptarëve që të festojnë kalimin në turin e tretë. Ndeshja dhuroi mjaft spektakël dhe emocione për të gjithë të pranishmit në stadium, por jo vetëm, pasi mijëra shqiptarë e ndiqnin nga ekrani.

Pjesa e parë e ndeshjes me ekipin e Metalurgut përfundoi me rezultatin 1-0 për ekipin vendas. Golin për ekipin e Metalurgut e shënoi në minutën e 27' Dimitrov pas një kombinimi të bukur dhe të shpejtë jashtë zonës së 16 metrave të Kukësit duke befasuar portierin Halilaj.

Në pjesën e dytë Kukësi rikthehet totalisht në mbrojtje të rezultatit të arritur në Tiranë, ndërsa vendasit sulmojnë pa fund, por pa gjetur rrjetën.

Theksojmë që Kukësi e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes ne karton të kuq të Malindit.

Kalimi i turit ka vlerën e 300 mijë eurove për ekipin verilindor, pasi 200 mijë euro është premioja e presidentit Safet Gjici, ndërsa 100 mijë euro ishin vendosur nga FSHF në rast suksesi.

Free Traffic Exchange