Juristët: Berisha shkel ligjin me vendimet që po ndërmerr

2015-08-21 0

Vendimet e qeverisë Berisha që i hapin rrugë importit të 2600 ton mbetjesh për riciklim në vendin tonë nga dy shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, rikthejnë edhe njëherë debatin te njohësit e ligjit, si edhe të shoqëria civile.

Juristi i njohur Sokol Hazizaj ka shpjeguar se këto dy autorizime jo vetëm shkelin ligjin, por edhe moralin e një qeverie në ikje, e mbi të gjitha kur pritet që kjo çështje të shkojë për referendum në datë 23 dhjetor.

Hazizaj shkon më tej kur sqaron se, ligjërisht kur qeveria është në tranzicion, pra kur pritet kalimi i pushtetit nga njëra palë të tjetra nuk mund të ndërmerren vendime.

Nga ana tjetër Aleanca Kundër Importit të Plerave, të cilët qenë edhe nismëtarët për mbajtjen e një referendumi, janë shprehur se vendimet e qeverisë po ndërmerren për të kënaqur disa klientë vendas apo të huaj qofshin.

Po ashtu ata kanë hedhur hije dyshimi mbi njërën nga kompanitë që ka marrë tashmë autorizimin e kryeministrit në largim Sali Berishës, ajo e quajtur "Vale recycling", duke u shprehur se nuk mund të bëjë riciklim pasi nuk i ka kushtet.

Berisha me një vendim të Këshillit të Ministrave i dha "Ok" dy kompanive private "Vale Recycling" me përfaqësues ligjor Elvis Mirin dhe oratakë Paolo Volpato, dhe "Plastica Albania" me përfaqësues ligjor Vangjel Floron dhe ortakë Andon dhe Irini Mesiri, për importin e mbetjeve me qëllim riciklimin e tyre.

Do të importohen 2000 mijë ton mbetje në vit vetëm nga Italia, të disa llojeve si: zink, plumb, plastikë, qelq, bakër, alumin, çelik, gizë, veshje të përdorura, etj.

Ndërsa nga Greqia do të importohet drejt Shqipërisë 600 ton polietilen ose i njohur ndryshe si rrëshirë, e cila shërben për prodhimin e materialeve të ndryshme si plastikë, letër higjenike dhe veshje.

Free Traffic Exchange