Parku kombëtar i Prespës ende vijon të jetë jashtë vëmendjes së pushtetit vendor dhe atij qëndrorë, duke bërë që nga viti në vit numri i atyre qe preferojnë te vizitojnë këtë zonë turistike të pësojë rënie.
Ndonëse kjo zonë ofron bukuri të shumta, pasi është e pasur me objekte arkeologjike apo kisha, në këtë zonë mungon infrastruktura. Pika më atraktive e kësaj zone është liqeni i Prespës, por që nuk frekuentohet nga vizitorët për shkak të mungesës së investimeve.
Kreu i komunës Pustec, Edmond Themelko, thotë se nuk ka plazhe publike për pushuesit, kjo pasi buxheti i komunës nuk e përballon dot rikonstruksionin e nevojshëm.
Ai thotë se me ardhjen e qeverisë së re në pushtet janë rritur shpresat që Prespa të marrë vëmendjen e duhur.
Komuna e pustecit përfshin 9 fshatra që të gjithë të shtrirë pergjate liqenit të prespës ,por asnjëri prej këtyre fshatrave nuk e ka te zhvilluar turizmin për shkak të mungesës së investimeve,aq më pak nga ana e komunës e cila si fond merr vetëm 180 milionë lekë të vjetra nga qeveria shqiptare.