Lezhë, prej 7 ditësh banorët e Kallmetit vuajnë mungesën e ujit

2015-08-21 2

Dëmtimi i pompës ka lënë pa ujë në mes të pikut të verës dhjetëra banorë të komunës Kallmet në Lezhë. Prej 1 jave, banorët nuk furnizohen me asnjë pikë uji për shkak se është demtuar pompa e ujësjellësit që furnizon depon. Banorët jane të detyruar që të kërkojnë burime alternative, si mënyra e vetme për të përballuar nevojat e domosdoshme për ta.

I pyetur në telefon, kreu i komunes Kallmet, Petrit Marku, ka bërë të ditur se po punohet për të gjetur dhe siguruar pjesën e dëmtuar të pompës. Ai ka shtuar se ky shqetësim i banorëve do të marrë fund deri ditën e premte, kur edhe pritet vendosja në punë e pompës.