Situata e krijuar ditët e fundit me 35 familje të komunitetit rom në rrugën e Kavajës në Tiranë, të cilët rrezikojnë të mbeten të pastrehë, ka ngjallur reagimin e përfaqësive ndërkombëtare në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, më Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të delegacionit të BE, ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Wilton shprehu shqetësim për situatën në të cilën ndodhet komuniteti rom në vend. Ambasadori Wilton kërkoi reagimin e institucioneve përgjegjëse dhe zgjidhjen e problemit.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ndërkaq i ka bërë thirrje institucioneve shteterore t'i japin zgjidhje kësaj problematike.
Përfaqësuesi i BE, u ndal tek rëndësia e zgjidhjes së kësaj problemtike, pasi mbështetja e grupeve vulnerable është një nga kriteret e integrimit në BE, dhe një situatë e tillë, rrezikon procesin.
Ndërsa theksoi se së fundmi BE ka investuar 3 milionë euro për ngritjen e tre qendrave në Berat, Vlorë dhe Korçë. Këto synojnë t'i japin akses romëve në arsim, shëndetëësi dhe punësim, por sipas tij "ky është një proces që kërkon kohë".