KQZ certifikon zgjedhjet

2015-08-21 0

TIRANË - Një muaj e gjysmë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 23 qershorit, pas shumë senacash rinumërimesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot rezultatin përfundimtar zyrtar të tyre, saktësisht projektvendimin "Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013, të datës 23 Qershor 2013".

Sipas rezultateve, del fitues koalicioni i majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane, i cili do të ulë në Kuvendin e Shqipërisë 83 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë i Aleancës për Mirëqenie dhe Punësim do të ulë në Kuvend 57 deputetë.

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë 313 227 vota më shumë se koalicioni i djathtë, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Në 12 qarqe ASHE gjithsej ka marrë 713 407 vota (41, 36)%, ndërsa PD ka marrë 528 373 vota. Ndryshe, ASHE ka marrë 57,63% të votave, ndërsa APMI, 39,46%.