Tiranë, të nxjerrë jashtë shtëpisë prej ish-pronarit, flenë në makinë

2015-08-21 0

TIRANË - Që prej 25 marsit të këtij viti Safixhe Kurti, 53 vjeç, i është dashur që së bashku me bashkëshortin e saj këtë ndërtesë ta kthejë në një banesë për të futur kokën, pasi përmbarimi privat i ka shembur shtëpinë.

53-vjeçarja na rrëfen se prej shumë vitesh jetonte në këtë ndërtesë dykatëshe pranë shkollës "Çajupi" , të cilën e kishte blerë me mund dhe djersë, por që një ditë nuk e kishte menduar së do të dilte në qiell të hapur.

"Në vitin '98 kam ardhur nga Lushnja për një jetë gjoja më të mirë. Shkoj në hipotekë, ku kalojnë letrat e pronësisë në emrin e bashkëshortit, me akt-shitblerje konform rregullave. Vjen përmbaruesi na thotë: Do dilni! Përmbaruesi thyente xhamat, ndërsa shefi i krimeve hiqte xhamat nga dyert. I vjen keq lagjes kur kalojnë. Rrimë në makinë natë ditë, s'kemi ku shkojmë tjetër. Rrofshin fqinjët që më ndihmojnë të lahem. Jetë është kjo!", thotë përpara kamerës së 'A1 Report" Safixhe Kurti.