Gjirokastër, studiuesit: Duhet një aeroport për zhvillimin e turizmit

2015-08-21 3

GJIROKASTËR - Shtimi i turistëve në Gjirokastër ka rritur po ashtu edhe nevojën e një porte ajrore. Në 1997 aeroporti i Gjirokastrës pësoi një shkatërrim total, ku shumë aparatura dhe ambiente si pista, kulla e vëzhgimit, stacioni meteorologjik dhe gjithë infrastruktura që e mbante atë në punë u dëmtuan rëndë.

Studiuesi Vladimir Qirjaqi në mikrofonin e 'A1 Report" ka vënë theksin në rifunksionimin e aeroportit të dikurshëm në qytetin e gurtë, duke e parë atë si një mundësi të mirë për zhvillimin e turizmit.

Nga ana tjetër, ai hedh poshtë faktin se një kompani koncesionare gjermane mori ekskluzivitetin e uljes së avionëve në vitin 2004 vetëm në aeroportin e Rinasit duke përjashtuar kështu cdo pistë tjetër në vend.

Në fillim të viteve '90, aeroporti i Gjirokastrës ishte në gjendje pune, falë kujdesit ndaj tij në kohën e rregullave të forta ushtarake. Në këto vite ai u përdor për rastet e urgjencave shëndetësore, si dhe për autoritetet e ndryshme që vizitonin Gjirokastrën,

Free Traffic Exchange