Festivali "Këngë jeho", probleme të mëdha financiare

2015-08-21 7

Fesivali i këngës dhe valles të përpunuar dhe stilizuar "Këngë Jeho", i cili për 22 vjet me radhë mbahet në qytetin e Strugës, po përballet me probleme të shumta financiare. Drejtoi i festivalit, Zini Jusufi, thotë se mjetet që ndan Ministria e Kulturës për këtë festival, janë qesharake. Ajo ndan 400.000 mijë denar për një eveniment ku marrin pjesë rreth 900 artist nga vendi dhe të huaj. Drejtori i festivalit thotë se është vendosur që përkundër mungesës së mjeteve financiare festivali të mbahet edhe këtë vit për të mos prishur traditën shumë vjeçare, por nëse nuk ndërmerren masa në të ardhmen ky eveniment i rëndësishëm kulturor mund edhe të shuhet

"Pasi festivali jonë mori karakter mbarë kombëtar,ndahen të njëjtat mjete,si atëherë që ishte lokal, por merren 400 000 mijë denarë,vallë bëhet festival më me 400 000 mijë denarë, kur në Strugë gravitojnë rreth 900 artist në skenën e Strugës?Kjo është një neglizhencë e Ministrisë së Kulturës,që nuk mbështet aspak kulturën shqiptare. Shuma që ndahet,është një shumë qesharake", deklaroi Zini Jusufi,drejtor i festivalit "Këngë Jeho".

Për herë të parë në festivalin e këngës dhe valles në Strugë ,do të jenë pjesmarrës edhe shqiptarët e Amerikës. Aktivitetin e tyre artistik, ata do ta shpalosin përmes shoqërisë kulturo-artistike,"Bashkimi Kombëtar". Kjo shoqëri është e formuar nga të gjitha trevat shqiptare, të emigrantëve që jetojnë në Amerikë.

"Pra këtë vit do kemi risin tonë në këtë festival, se për herë të parë do të vijnë shqiptarët e Amerikës, që shoqëria kulturore artistike"Bashkimi Kombëtar"i SHBA-ve,vijnë për herë të parë në Maqedoni. Është i vetmi festival shqiptar në trevat shqiptare,të këtij karakteri të këngës dhe valles të përpunuar dhe stilizuar. Pra 22 vjet rresht, pa ndërpre, krahasohet me festivalin e Gjirokastrës për jetëgjatësi", u shpreh Zini Jusufi,drejtor i festivalit "Këngë Jeho".

Festivali 'Këngë Jeho' do të nis më 10 gusht në sheshin "Nënë Tereza" dhe për tre net me radhë do të bashkoj artistët shqiptar vendas me ata nga Amerika, Shqipëria dhe Kosova. Durim Etemi

Free Traffic Exchange